Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi sot nismën e kryeministrit Edi Rama për mbrojtjen nga pezullimi duke hequr nenin 242 dhe sqaroi pozicionin e opozitës lidhur me çështjen që lidhet me Gjykatën Kushtetuese.

Berisha u shpreh se vendimi i Kushtetueses nuk hodhi poshtë vendimin e prokurorisë për pezullimin e Ballukut nga detyra, por e la atë në fuqi, duke kundërshtuar pretendimet e Ramës se bëhet fjalë për një “mosvendim”:

Berisha shtoi se nuk ka pasur mungesë kuorumi, por një kundërshti të prerë nga 4 gjykatës. Ai nuk përjashtoi mundësinë që çështja të shkojë sërish në Gjykatën Kushtetuese, por paralajmëroi se opozita po përgatitet edhe për “kryengritje paqësore” si mënyrë reagimi.

“Siç e patë Gjykata Kushtetuese nuk hodhi poshtë, por la në fuqi vendimin e prokurorisë. Rama përpiqet ta quajë mosvendim, por është gënjeshtër. Deri sa ligjvënësi ka përcaktuar se për të hedhur poshtë vendimin duhen 5 vota, do të thotë se gjykata nuk merr dot 5. Ai e la në fuqi. Është vendim jo miratim. Nga ligji e ka lënë ligjin. Nuk kemi të bëjmë me mungesë kuorumi. Por kemi të bëjmë me kundërshti të prerë nga 4 gjykatës. A do të shkojë në gjykatën Kushtetuese apo në kryengritjes paqësore, kjo do të diskutohet. Jemi të përkushtuar në organizmin e kryengritjes paqësore.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb