Deputeti i PD Saimir Korreshi ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga gjendja alarmante në Spitalin e Lushnjes.
Duke repilkuar me një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila iu përgjigj denoncimeve të tij me deklaratën se “godina në fjalë nuk ishte funksionale”, deputeti i PD tregoi pamjet e spitalit në gjendje të mjerueshme.
Ai tregoi se si hyrja në repartin e imazherisë ishte e rrethuar nga mbetjet, në ambientet e jashtme pellgjet kanë pushtuar ambientet e spitalit, ndërsa kanalet janë të bllokuara.
Më pas Korreshi tregoi ambientet e jashtme të morgut, i cili sipas tij është funksional, ndërsa jashtë ka mbetje dhe në derën e tij shkruhet “Mos parko”.
