Sherr mes disa të miturish në Kukës. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.2. Disa të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete rrethanore me njëri-tjetrin. Si pasojë, ka marrë dëmtime të lehta një i mitur 15-vjeçar.

Kukës/ Informacion paraprak

Në lagjen nr. 2, në qytetin e Kukësit, disa të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete rrethanore me njëri-tjetrin. Si pasojë, ka marrë dëmtime të lehta një i mitur 15-vjeçar.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar 5 prej persona të mitur të dyshuar të përfshirë në konflikt, të cilët janë shoqëruar në Komisariat në prezencë të familjarëve dhe psikologes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: