Trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 22-të në Kategorinë e Parë, duke vlerësuar performancat më të spikatura individuale.
Skema e zgjedhur është 1-3-4-2-1.
Në portë është zgjedhur Marin Stanic i Pogradecit, i cili u dallua me pritje vendimtare dhe siguri gjatë gjithë ndeshjes.
Në mbrojtje janë përzgjedhur Loukas Petropoulos i AF Luftëtarit, Adol Selmani i Ilirisë dhe Arlind Kurti i Laçit.
Mesfusha përbëhet nga Melsi Cereni i AF Luftëtarit, Stiven Bibo i Laçit, Paolo Kasmollari i Pogradecit dhe Wilson Junior i Kukësit.
Në repartin ofensiv janë përzgjedhur Saleh Nasr i Skënderbeut dhe Matheus Alisson i Kukësit, ndërsa në majën e sulmit është vendosur Danell Jayson Mavanga i Ilirisë.

Trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur tekniku i Pogradecit, Emiljano Çela.
