Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani shënoi një gol, në fitoren 0-2  të Lecces ndaj Cagliarit. Pas ndeshjes, Ramadani u ndal të fliste për mediat italiane.

“Goli ishte për tim bir që do të lindë së shpejti. Jam shumë i lumtur për golin, por mbi të gjitha për fitoren. Ishte shumë e rëndësishme për të arritur objektivin. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Tani do të vijë Interi, por përballë tifozëve tanë mund të bëjmë gjithçka”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb