Ernest Muçi po gjen veten te Trabzonspor. Paraqitjet e sulmuesit kuqezi kanë bindur Trabzon për blerjen e kartonit nga Besiktas. Të reja të rëndësishme vijnë nga Turqia, pasi së fundmi ka patur lëvizje.

Trabzonspor po përpiqet të ulë çmimin që do paguajë në fund për lojtarin, por kjo gjë nuk është e mundur.  Besiktas e ka bërë të qartë që për kartonin e futbollistit duhen 8.5 milionë euro, shifër kjo për të cilën ishte biseduar që në fillim.

Pavarësisht gjithçka-je, me gjasë do të ketë një fund të lumtur dhe palët do bëjnë maksimumin për diçka të tillë.   Parashikohet se për Muçin do të firmoset një kontratë me Trabzonspor, e cila do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2029.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb