Kreu i PD Sali Berisha në takimin e zhvilluar me demokratët e Krujës, u ndal edhe te Pavarësia e Kosovës.

Berisha kujtoi sfidat dhe vështirësitë me të cilat u përball Kosova por që në fund ia doli dhe fitoi pavarësinë.

“Në këtë 18 vjetor Kosova vjen si një shembull drite shprese për rajonin dhe shqiptarët. Kur kthehem në ato vite, kur presidenti Ibrahim Rugova çdo ditë përsëriste kërkesën për pavarësi. Ju them se asnjeri nuk e mbështeste këtë kërkesë, por ja që ajo u bë realitet sepse ishte një kauzë e drejtë. Kështu që gëzuar edhe njëherë datën e dytë më të rëndësishme të historisë tonë kombëtare pas pavarësisë së Shqipërisë”, tha më tej ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb