Mario Mitaj luajti titullar në ndeshjen e Champions të Azisë, në të cilën Al Ittihad fitoi 1-4 ndaj Al-Sadd. Trajneri i Al Ittihad, Conseisao vendosi që t’i besonte mbrojtësit kuqezi nga minuta e parë. Për t’u theksuar fakti se Conseisao e ka zhvendosur nga mbrojtja, duke e aktivizuar më të avancuar se zakonisht.

Paraqitja e Mitaj pas sfidës u vlerësua me notën 7.2. 22-vjeçari po kalon një sezon me ulje-ngritje, teksa në shumë sfida të këtij edicioni, ai nuk u grumbullua. Largimi i disa lojtarëve të huaj nga Al Ittihad ka krijuar hapësirën e nevojshme për Mitaj dhe tashmë ai shihet si lojtar që mund të luajë rregullisht.  Mitaj po luan sezonin e dytë me Al-Ittihad.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb