Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, u gjobit me 10,000 euro pas fitores 2-1 të kuqezinjve ndaj Pizës të premten. Shkak për këtë vendim u bënë protestat e Tares në fushë pas përfundimit të ndeshjes.

Siç raportohet në deklaratën zyrtare të publikuar në faqen e internetit të Lega Serie A, Gjykatësi Sportiv e ka parë të arsyeshme të gjobisë Taren. Lajmi i mirë për Taren, nëse mund të konsiderohet i tillë është fakti se ai i shpëton pezullimit. Takimi Pisa-Milan u mbyll 1-2.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb