E mërkura do jetë ditë e rëndësishme për Lara Colturin. Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026, do të ketë garën e radhës në disiplinën Slalom.

Pritshmëritë janë të mëdha për Colturin, gjithçka fillon në orën 10:00, me 19-vjeçaren që shpreson që do mundet të sigurojë medalje. Vlen të theksohet se Lara do jetë e para që do të zbresë në pistë në lëshimin e pare.

Gara e zhvilluar pak ditë më parë nuk solli rezultatë mira për Colturin. Ajo u rendit e katërta në lëshimin e parë duke krijuar iluzionin e një mrekullie, por nuk ndodhi kështu, pasi në lëshimin e dytë u pozicionua vetëm e 16-ta.

Në garën e programuar për të mërkurën me interes priten edhe paraqitjet e Semire Dautit, Lisa Brunga dhe Kiana Kryeziut.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb