Bisedimet në Gjenevë për t’i dhënë fund paqësisht luftës Rusi-Ukrainë kanë “arritur në një bllokim”.

Duke cituar gazetarin e Axios, Barak Ravid, kjo u konfirmua nga dy burime.

Sipas tij, arsyeja për këtë ishte pozicioni i kreut të ri të delegacionit rus, ndihmësit presidencial Vladimir Medinsky.

“Dy burime të informuara më thanë se bisedimet e grupit politik në Gjenevë kanë “hyrë në një bllokim”. Burimet vunë në dukje se kjo për shkak të qëndrimeve të paraqitura nga kryenegociatori i ri i Rusisë, Vladimir Medinsky”, shkroi Ravid në rrjetin social “X”.

Duhet theksuar se takimi u zhvillua më 17 shkurt. Mediat ruse raportuan se negociatat ishin “shumë të tensionuara”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb