Kryedemokrati Sali Berisha teksa komentoi vizitën e Ramës sot drejt Bordit të Paqes për Gazën, deklaroi se kjo ishte një ftesë për Shqipërinë dhe jo personale për kryeministrin.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit të PD-së, Berisha tha se Shqipëria mund të përfaqësohej ose nga Rama ose nga presidenti Beqaj, që e quajti me nofkën ‘haram’.
“Plumbat mbi demonstruesit janë me urdhër të tij. Të qëllosh në ballë, në kafkë, pas, ke vetëm një qëllim, t’i lësh të vrarë në vend. Nuk ka forcë në botë që të shpëton ty. Ishte e lehtë ajo që thashë; je lopë e çmendur, por je një armik i urryer i Shqipërisë. Sot niset dhe ai do të përpiqet që ta paraqesë në propagandë. Shqipëria është anëtare e Bordit të Paqes, që është e themeluar nga zot Trump. Do të shkonte ky apo Harami, s’ka rëndësi. A i shkon hajdut dhe kthehet i tillë. Ftesa ka si qëllim Shqipërinë dhe jo personin e shpërfytyruar.”, tha Berisha.
