Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ka deklaruar nga Berati se PD duhet të fitojë të ardhmen dhe për këtë duhet të bëjmë zgjedhje të qartë.
Salianji tha se Shqipëria nuk ka nevojë vetëm për një opozitë që kujton por dhe për një opozitë që frymëzon.
“Ka nevojë për energji të reja dhe njerëz të rinj që nuk mban peshën e humbjeve të së shkuarës sepse ndryshimi i gjeneratave nuk është luks, por domosdoshmëri për të ecur përpara”, tha Salianji.
Ervin Salianji: PD duhet të fitojë të ardhmen dhe për këtë duhet të bëjmë zgjedhje të qartë, të qëndrojmë peng i së shkuarës apo të hapim rrugën për një brez të ri. Shqipëria nuk ka nevojë vetëm për një opozitë që kujton por dhe për një opozitë që frymëzon, për energji të reja dhe njerëz të rinj që nuk mban peshën e humbjeve të së shkuarës sepse ndryshimi i gjeneratave nuk është luks, por domosdoshmëri për të ecur përpara.
Është ligji i mbijetesës politike për cdo forcë që do të jetë fituese. Po si bëhet, bëhet me votë. Ata që humbasin me votë duhet të hapin rrugën. Kontribuesit mbështesin të rinjtë.
Po cfarë po ndodh në PD sot. Të gjithë proceset po pilotohen. Flasin për hapje, flasin për bashkim, për të rinj që duhet të marrin fatet në duart e tyre, por ndërkohë përjashtojnë të rinjtë nga gara, përjashtojnë anëtarët nga anëtarësia. Kurse listat e anëtarësisë që nga vitet 90 mbahen të mbyllura për tu përdorur si armë kundër njerëzve që duan të promovohen përmes votës, për ta mbajtur PD të mbyllur, humbëse dhe përfituese për disa njerëz që kanë vite që përfitojnë në kurriz të demokratëve e PD.
Tani kanë dalë me një tezë tjetër, kush mendon ndryshe përjashtohet. Po ku e ka luksin PD të përjashtojë njerëz sidomos ata që kanë guximin të thonë të vërtetat në sy dhe të mendojnë ndryshe që PD të jetë fituese. PD nuk ka luksin as ata që rrinë për një rrogë, duhen të gjithë por secili në pozicionin e vet.
