Ervin Salianji, duke vijuar me fjalën e tij, u shpreh se në zgjedhjet e 11 majit PD ka humbur më thellë sesa në vitin e mbrapshtë 97. Kudo ku ska patur përgjegjësi për rezultatet, humbjet kanë qenë dhe më të thella.
“Ka humbësa që bëhen deputetë që nga viti 1996 në mënyrë seriale duke humbur cdo palë zgjedhje kundrejt kundërshtarit politik. Ne ndërkohë kemi raste suksesi dhe në zona të majta si Kruja e Fushë Kruja dhe ato të merren si modele. A kemi folur ne ndonjëherë për këtë?”, tha Salianji.
Ervin Salianji: Ne sot nuk po bëjmë asgjë dhe personalisht nuk po bëj sot asgjë më shumë sa po i jap zë cdo demokrati që zgjoi PD nga gjumi letargjik që kishte 8 muaj që nuk dilte në terren nuk bënte protesta dhe nuk organizohej. Në zgjedhjet e 11 majit për ta rikujtuar për ata që janë në zonat e komfortit, PD ka humbur më thellë sesa në vitin e mbrapshtë 97. Kudo ku ska patur përgjegjësi për rezultatet, humbjet kanë qenë dhe më të thella. Ka humbësa që bëhen deputetë që nga viti 1996 në mënyrë seriale duke humbur cdo palë zgjedhje kundrejt kundërshtarit politik.
Ne ndërkohë kemi raste suksesi dhe në zona të majta si Kruja e Fushë Kruja dhe ato të merren si modele. A kemi folur ne ndonjëherë për këtë?
Kemi rënë dakord dhe e kemi sanksionuar dhe në statut se kryetari i partisë nuk arrin që partia politike të jetë forcë fituese pas zgjedhjeve nuk ka as kështu as ashtu. Nëse kryetari i partisë nuk e bën partinë fituese, jep dorëheqjen dhe i hap rrugën një gare tjetër për të bërë të mundur të bëjë PD fituese.
