Gjatë fjalës në takimin me strukturat e PD në Berat, Ervin Salianji iu drejtua direkt lidershipit të PD, pse kur thuhet e vërteta quhet problematiku, ndërsa 3 muaj më parë ai ishte heroi.
Duke e pyetur për zgjedhjet në prill për kreun e PD, Salianji e pyeti: Me kë do të kandidosh doktor në prill, me veten?, duke theksuar se vetëm konkurrenca e con përpara një parti politike.
“Njerëzit duan ndryshimin kurse lidershipi i mban zvarrë me revolucione imagjinare dhe me qeveri imagjinare. Turpi do i mbulojë në histori cilindo që tallet me popullin opozitar që e rrëzon Edi Ramën në mënyrë imagjinare cdo javë dhe pastaj thotë do ta rrëzojmë javën që vjen. Rrotacioni është nevojë kombëtare”, tha Salianji.
Ervin Salianji: Por këta nuk duan ta lejojnë as garën. Pse isha unë për lidershpin e PD hero para 3 muajsh dhe sot kur them të vërtetat e nuk pranoj të jem pjesë e klubit të humbësave por dua të mbroj interesin e demokratëve për ta bërë PD fituese, qenkam problematiku dhe që takimet mi organizon krimi. Po cili krim? Demokratët janë kriminelë, se po kërkojmë garë?
Mbi cilat parime ndërtohet sot PD. Demokratët duan garë, duan ndershmëri. Dhe cilido që në PD e ka vendosur karrierën mbi shpatullat e veta kërkon garë të ndershme. Dhe unë meqënese para disa ditësh tha se po përdoret, jo vetëm që nuk keqpërdorem si po përdor këta të tjerët duke u dhënë tendera e leje ndërtimi për kulla as Edi Rama, as Sali Berisha. Unë them atë që mendoj.
Nëse kundërshtarin e zgjedh, po e pyes drejtpërdrejt doktorin. Me kë do të kandidosh doktor në prill, me veten? Sepse vetëm konkurrenca e con përpara një parti politike. Njerëzit duan ndryshimin kurse lidershipi i mban zvarrë me revolucione imagjinare dhe me qeveri imagjinare. Turpi do i mbulojë në histori cilindo që tallet me popullin opozitar që e rrëzon Edi Ramën në mënyrë imagjinare cdo javë dhe pastaj thotë do ta rrëzojmë javën që vjen. Rrotacioni është nevojë kombëtare.
