Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish për marrëveshjen e Ishujve Chagos, duke kritikuar marrëveshjen e Britanisë me Mauritiusin për Ishujt Chagos.

Trump ka nënvizuar kryeministri britanik Keir Starmer po mban një qëndrim negativ dhe se sipas tij po bën një gabim të madh.

“Marrëdhënia jonë me Mbretërinë e Bashkuar është e fortë dhe e fuqishme, dhe ka qenë e tillë për shumë vite, por kryeministri Starmer po humbet kontrollin e këtij ishulli të rëndësishëm për shkak të pretendimeve të entiteteve të panjohura më parë. Sipas mendimit tonë, ato janë të natyrës fiktive.”

Më tej Trump deklaroi se nëse Irani nuk bën një marrëveshje paqeje me SHBA, atëherë mund të jetë e nevojshme që SHBA-të të përdorin Diego Garcia-n i dhe RAF Fairford në Gloucestershire, për të “zhdukur” një sulm të mundshëm nga një regjim shumë i paqëndrueshëm dhe i rrezikshëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: