Në kulmin e sezonit, atëherë kur gjithçka po shkonte në mënyrë perfekte, Inter pëson një goditje të fortë, bie në acarin Norvegjez, pëson një humbje të rëndë 3-1 përballë Bodo/Glimt duke vendosur në dyshim të fortë ecurinë e tyre në Champions League. Në “San Siro” tani ekipit të Chivu-t i duhet një mrekulli për të shpresuar kualifikimin për në fazën e 1/8. Bodo i dhuroi një leksion të pastër futbolli, me norvegjezët që realizuan 3 gola fantastikë, ndërsa tani Chivu duhet të bëjë llogaritë edhe me dëmtimin e rëndë të kapitenit Martinez.
Norvegjezët i befasuan që në minutën e 20-të me Fet që finalizoi një aksion fantastik duke “thyer” Inter në zemër të mbrojtjes. Për të rikthyer zikaltërit në lojë mendoi Pio Esposito, me talentin italian që me një kthesë të bukur brenda në zonë barazoi shifrat në 1-1. Kjo transfertë u ndërlikua akoma më shumë për Inter, ku në minutën e 61-të Martinez doli nga fusha i dëmtuar. Bodo/Glimt përfitoi nga një moment Jo i Inter duke shënuar dy gola të shpejtë brenda tre minutash.
Fillimisht ishte Hauge që me një predhë të vërtetë brenda në zonë tundi rrjetën duke dërguar topin në trekëndësh. Vendasit nuk u mjaftuan me kaq, por tre minuta më vonë, në zbritjen e radhës në sulm, Hogh u shërbyer pastër në zonë nga Blomberg duke sigluar shifrat në 3-1. Chivu ndërhyri në formacion duke bërë tre zëvendësime të shpejta, por lëvizjet e tij nuk kishin imapkt me rezultatin që mbeti i pandryshuar deri në fund.
Paralelisht, nëse mund të konsiderohet i tillë, i vetmi lajm pozitiv për Inter në këtë mbrëmje ishte barazimi 1-1 i Milan përballe Como, një hap fals i rivalëve të përjetshëm që i afron gjithnjë e më shumë me titullin në Serie A. Pikërisht këto detaje morën edhe faqet e para të mediave italiane:

“Inter 3 shuplaka. Champions i hidhur, por në kampionat shkon në +7”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë.
