Vëllai i mbretit Charles të Britanisë së madhe, Andrew Mountbatten Windsor është arrestuar nën dyshimin për sjellje të keqe në detyrën publike, ne lidhje me publikimin e dosjeve te pedofilit Jeffrey Epstein. Policia britanike konfirmon lajmin duke mos e përmendur emrin e ish princit te cilit për shkak te skandalit Epstein i ishin hequr të gjithë titujt mbretëror.
Ndihmës Shefi i Policisë deklaroi se “Pas një vlerësimi të plotë, tani kemi hapur një hetim mbi këtë pretendim për sjellje të keqe në detyrë publike. Është e rëndësishme që të mbrojmë integritetin dhe objektivitetin e hetimit tonë ndërsa punojmë me partnerët tanë për të hetuar këtë vepër të supozuar penale.
Mbreti Charles deklaroi pak dite me pare nëpërmjet Pallatit Buckingham se është “gati të bashkëpunojë” me Policinë, ndërsa ata hetojnë mbi akuzat në lidhje me Princin Andrew.

Andrew Mountbatten-Windsor, vëllai më i vogël i Mbretit Charles, kishte ndarë dokumente zyrtare britanike të tregtisë me Jeffrey Epstein në vitin 2010, duke i zbuluar informacione abuzuesit seksual tashmë të ndjerë nga roli i tij si i dërguar qeveritar, tregojnë e-mailet.
Ish-princi, 65 vjeç, ka qenë për vite me radhë nën vëzhgim për shkak të miqësisë së tij me Epstein, një marrëdhënie që i ka kushtuar rolin e tij në familjen mbretërore, titujt dhe banesën.
Andrew ka mohuar gjithmonë çdo keqbërje dhe nuk u është përgjigjur kërkesave për koment pas publikimit të fundit të dosjeve të Epstein, raporton Reuters.
