Deputeti i partisë “Mundësia”, Erald Kapri, debatoi në Kuvend me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, duke ngritur shqetësime mbi projektligjin për shërbimin e jashtëm dhe akuzuar për nepotizëm në emërimet diplomatike.
Kapri deklaroi se projektligji është paraqitur si reformë e thellë dhe jo si ndërhyrje e momentit, por sipas tij, nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për debat publik dhe parlamentar mbi ndryshimet në shërbimin diplomatik.
Deputeti theksoi se, ndonëse flitet për rekrutime të reja në diplomaci dhe për forcimin e Akademisë Diplomatike, në praktikë – sipas tij – në shumicën e ambasadave dominojnë emërimet politike dhe familjare. “Në çdo ambasadë, 90% i ke emërime nepotike. Nuk flas vetëm për emërimet tuaja, por edhe të mëparshme. Përveç disa rasteve, të tjerat nuk janë kështu”, u shpreh Kapri nga foltorja e Kuvendit.
Ai shtoi se një pjesë e ambasadorëve të emëruar janë ish-deputetë të Partisë Socialiste apo familjarë të zyrtarëve të lartë, duke përmendur lidhje si fëmijë, kunetër apo kunata të figurave politike. “Nuk gjej një rast që studion dhe e merr për ta punësuar në Ministrinë e Jashtme. Çfarë do të ndodhë me nepotizmin në Ministrinë e Jashtme?”, ishte pyetja që ai drejtoi ndaj ministres. Debati për reformën në shërbimin e jashtëm dhe kriteret e emërimeve diplomatike pritet të vijojë edhe në diskutimet e ardhshme parlamentare.
“Pr.ligji që kemi sot e keni cilësuar si reformë, jo ndërhyrje të momentin, ndonëse nuk pati kohë për të bërë debat në lidhje me shërbimin e jashtëm. Ju flisni për rekrutime të bëra në Diplomaci, apo dhe Akademi, por në çdo ambasadë, 90% i ke emërime nepotike. S’flas për emërimet vetëm tuajat, por dhe të më mëparshme. Përveç disa rasteve, të tjetër nuk janë kështu. Ju jeni krenare me emërimet në Ministrinë e Jashtme me gjithë situatën aty? Se ça keni emëruar ambasadorë, janë ish-deputetë të PS, fëmijë, kunetër, kunata, të zyrtarëve të PS. Nuk gjej një rast që studion dhe e merr që ta punësosh në Ministrinë e Jashtme. Çfarë do të ndodh me nepotizmin në Ministrinë e Jashtme.”, tha ai.
