Familja e Virginia Giuffre ka reaguar pas arrestimit të Prince Andrew, duke shprehur mirënjohje dhe duke deklaruar se “askush nuk është mbi ligjin”. Në një deklaratë për New York Post, vëllezërit dhe motrat e saj, Amanda Roberts, Danny dhe Lanette Wilson, thanë se lajmi për arrestimin e Andrew Mountbatten-Windsor u ka dhënë njëfarë ngushëllimi.

“Më në fund, sot, zemrat tona të thyera u ngushëlluan nga lajmi se askush nuk është mbi ligjin, madje as familja mbretërore”, u shprehën ata.

Familja falënderoi gjithashtu Thames Valley Police për hetimin dhe arrestimin. “Në emër të motrës sonë, Virginia Roberts Giuffre, shprehim mirënjohjen tonë për Policinë e Luginës së Thames në Mbretërinë e Bashkuar për hetimin dhe arrestimin e Andrew Mountbatten Windsor”, thuhet në reagimin e familjes. Zhvillimi i fundit ka rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e lidhur me financierin e ndjerë Jeffrey Epstein dhe marrëdhëniet e tij me figura të njohura ndërkombëtare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: