Në këto momente po nisin punimet për ceremoninë e parë të Bordit të Paqes, ndërsa liderët e ftuar kanë marrë pozicionet për foton e tyre familjare.
Kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilët po marrin pjesë në këtë takim kanë shtrënguar duart me Presidentin amerikan Donald Trump.
Më pas liderët kanë pozuar për foton familjare, me Presidentin Trump që është vendosur në qendër, shoqëruar nga zv/presidenti JD Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio.
