Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier-Libofshë, në vendin e quajtur Rreth-Libofshë.
Një automjet tip “Seat” ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur, ndërsa ka mbetur e plagosur drejtuesja A. P., e cila është transportuar menjëherë me ambulancë drejt spitalit Rajonal Fier.
E dëmtuara ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje, po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
