Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka vijuar fjalimin e tij në ceremoninë e inaugurimit të Bordit të Paqes, ku ka përshëndetur liderë të ndryshëm ndërkombëtarë të pranishëm në aktivitet.
Gjatë fjalës së tij, Trump theksoi se ndihej i nderuar për pjesëmarrjen e kryeministrit të Shqipërisë Rama, si dhe të presidentit të Argjentinës, Javier Milei, për të cilin tha se e ka mbështetur personalisht.
“Unë e mbështeta atë, nuk duhet, por kur më pëlqen dikush e mbështes,” u shpreh Trump në lidhje me Milein, duke shtuar se tashmë mbështet edhe liderë të tjerë të huaj.
Ai përmendi gjithashtu kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, duke e falënderuar për praninë dhe duke i shprehur mbështetje për zgjedhjet e ardhshme.
Në vijim, Trump deklaroi se ka mbështetur edhe kryeministren e Japonisë, duke theksuar se ajo fitoi bindshëm në zgjedhjet e fundit, pa përmendur emrin konkret.
Presidenti amerikan përshëndeti edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të cilën tha se po bën një punë të shkëlqyer, duke e falënderuar për pjesëmarrjen në inaugurimin e Bordit të Paqes.
