Presidenti i SHBA, Donald Trump gjatë inaugurimit të “Bordit të Paqes” në Washington, komentoi edhe shtetet të cilat refuzuan të bëhen pjesë e nismës së tij.

Mbledhjen e sotme në Uashington, Trump e konsideroi “shumë të rëndësishme”.

“Besoj se është bordi më i rëndësishmi, sigurisht për sa i përket fuqisë dhe prestigjit. Nuk ka pasur kurrë diçka të përafërt me këtë”, u shpreh Trump.

Ai kritikoi vendet që refuzuan të pranojnë ftesën e tij për t’iu bashkuar bordit.

“Pothuajse të gjithë e kanë pranuar, dhe ata që nuk e kanë bërë, do ta bëjnë. Disa po përpiqen të bëjnë pak si të zgjuar, por kjo nuk funksionon, nuk mund të bëni të zgjuarin me mua”, deklaroi shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb