Philippe Coutinho ka vendosur që të largohet nga Vasco De Gama. Sulmuesi brazilian ka marrë këtë vendim, për të mirën e shëndetit të tij mendor.

Kritikat e shumta të marra së fundmi nga tifozët kanë bezdisur Coutinhon, me 33-vjeçarin që nuk ka dhuruar paraqitje të mira në fushë.

Sipas raportimeve në Brazil, lajmi erdhi papritur për Vasco-n, i cili në fakt kishte filluar bisedimet me 33-vjeçarin për një kontratë të re. Kontrata aktuale e Coutinho-s ishte parashikuar të skadonte në qershor. Pavarësisht përpjekjeve për t’ia ndryshuar mendjen, Globo ka raportuar se vendimi është i pakthyeshëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb