Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi gjatë inaugurimit të Bordit të Paqes se atij nuk i intereson çmimi Nobel për Paqen.
Para liderëve të tjerë pjesëmarrës, Trump tha se ai do të punojë për të ndalur luftërat dhe shpëtuar jetë njerëzore.
“Nuk më intereson Çmimi Nobel, më intereson paqja,” u shpreh ai.
Presidenti Donald Trump theksoi se nëse ka mundësinë të ndalë luftërat, do ta bëjë. “Nëse kam aftësinë të fik luftërat, dua ta bëj. Dua të shpëtoj jetë,” tha ai para të pranishmëve.
Donald Trump: Kemi një përgjigje shumë të mirë nga Europa. Kemi një lidhje shumë të mirë me Europën dhe NATO-n. Norvegjia ka rënë dakord që të presë një event që do të presë Bordin e Paqes. Mendova që do të me jepnin Çmim Nobel për Paqen, kjo është më pak entuziaste, por nuk më intereson për çmime por për paqen. Kam një aftësi për të ndaluar luftëra dhe do e përdor këtë aftësi. Dua që të shpëtoj jetë dhe nuk më intereson për çmime. 2 miliardë dollarë fonde për Gazën. Japonia ka premtuar që do të organizojë për të mbledhur fonde, Kina do të jetë e përfshirë, mendoj që edhe Rusia do të jetë dakord. FIFA do të ndihmojë për të mbledhur 77 miliardë euro për Gazën, mendoj që ka të bëjë me fushat. Së shpejti do të njoftojmë detajet dhe nëse mundem së shpejti do të shkoj atje.
