Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë fjalës në mbledhjen e Bordit të Paqes deklaroi se ky forum do të mbikëqyrë OKB-në dhe të sigurojë që të funksionojë siç duhet.
Trump tha se ka bërë shumë për paqen dhe se Bordi është gjëja më e rëndësishme.
Ai shtoi se ka punuar për të ndaluar luftërat në botë, duke shtuar se një konflikt i cili vijonte prej 32 vitesh mori fund brenda 2 ditëve.
Donald Trump: Do të punojmë me OKB-në, ngushtësisht. Mendoj se OKB-ja ka potencial shumë të lartë, nuk e kanë arritur deri tani. Duhet të flas edhe për 8 luftërat e tjera. Nuk do të jem këtu ndoshta edhe për shumë kohë, por OKB-ja duhet të jetë më e fuqishme, Bordi i Paqes do ndihmojë OKB-në që kjo të funksionojë. Do forcojmë OKB-në, të sigurohemi që kanë ambientet e duhura, nëse ka nevojë për kontribut financiar, do i ndihmojmë me kontribute financiare. Kemi njerëz shumë të mirë në OKB, kanë potencial të lartë. Është shumë e rëndësishme dhe do jetë në gjendje ta arrijë potencialin. Faleminderit që jeni këtu, jeni njerëz të mëdhenj, ju dhe vendet tuaja, jeni udhëheqës të fortë. Çdo njërin këtu prej jush sot, kam arritur ta njoh dhe ta respektoj, jeni miqtë e mi, nëse mund t’iu ndihmoj, ma thoni. Ky është një Bord i Paqes, siç nuk ka qenë kurrë më parë.
Kemi pasur një lidhje shumë të mirë dhe jam bërë mik me shumë njerëz. E vlerësoj që jeni këtu, krenar që ky ishte një takim i hapur, janë bërë miq të jashtëzakonshëm të mi këta lider. Ndërtuam vendin tonë dhe tani jemi në pikën ku SHBA nuk janë si më parë, bursat janë rritur, kur erdha në pushtet ata më thanë që nëse do afrohesha tek 44% do ishte e mrekullueshme, ne kemi arritur 50 mijë vitin e parë. Po bëmë një punë shumë të mirë, Bordi i Paqes është një nga gjërat më të rëndësishme që janë përfshirë shumë organizata, njerëz, që kemi punuar bashkë, për t’i dhënë fund luftërave. Disa lufta ishin 32 vite të gjata, ne i dhamë fund për 2 ditë por kemi ende punë për të bërë. Gaza është komplekse, por Kushner dhe Wittkof kanë bërë punë të mrekullueshme, kam ekipin më të mirë që është mbledhur.
