Shqipëria dhe Kosova ishin mes 50 shteteve që firmosën sot themelimin e Bordit të Paqes, në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e United States Institute of Peace “Donald J. Trump” në Washington, D.C.
Mbledhja inauguruese u hap me fjalën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili falënderoi për pjesëmarrjen Kryeministrin Edi Rama dhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Gjatë seancës, Rama mbajti fjalën e tij në mbledhjen e Bordit të Paqes, duke theksuar rëndësinë e këtij mekanizmi të ri ndërkombëtar për promovimin e paqes dhe stabilitetit.
