Mesfushori me origjinë shqiptare, Ardon Jashari luajti 90 minuta në barazimin 1-1 të Milanit ndaj Comos. Lojtari i kuqezinjve, Jashari bëri komentin e tij pas ndeshjes.
“Kemi luajtur më mirë krahasuar me ndeshjen e fazës së parë. Kemi qenë të rrezikshëm kur e kemi futur topin pas shpinës së mbrojtjes së tyre, si në golin e Rafës. Tani mendojmë për ndeshjen e radhës”, tha Jashari. 23-vjeçari ka luajtur 7 ndeshje në këtë sezon.
