Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, si pjesë e drejtimin e Bordit të Paqes, tregoi planet e misionit për vitet e ardhshme në Lindjen e Mesme, për të rindërtuar Gazën e shkatërruar nga lufta.
Blair nënvizoi se Gaza deri tani ishte qeverisur nga korrupsioni, ku kishte shumë abuzime dhe mungesë barazie.
“Gaza është drejtuar këto vite nga korrupsion. Ne kemi vendosur ta drejtojmë Gazën tani ashtu siç duhet të jetë dhe jo siç ishte, përfshi edhe qeverisjen, në të gjitha fushat, me mjedis biznesi, me mjedis arsimor, me revolucion dixhital dhe mundëson shoqërinë ta shfrytëzojë”, tha ai.
Më tej Blair tregoi se qëllimi kryesor ishte që të gjithë komunitetet fetare të përfaqësoheshin në mënyrë të barabartë dhe ta ndjenin qeverisjen e re në krah të tyre dhe jo kundër tyre.
“Prandaj do jetë pjesë e Lindjes së mesme në paqe, do jetë një angazhim ku myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë ta ndjeni qeverinë krah jush dhe jo kundër jush”, vijoi ai.
Në fund, ish-kryeministri britanik theksoi se plani i gazës është shpresa e vetme.
“Dhe plani i Gazës është shpresa e vetme jo vetëm për Gazën, por edhe për rajonin dhe botën e gjerë”, përfundoi ai.
