Rubin Kazan ka siguruar firmën e Nazmi Gripshit. Lojtari shqiptar ka gjetur gjuhën e përbashkët për të nënshkruar me klubin rus, teksa zyrtarizimi është bërë i ditur së fundmi. Transferimi i Gripshit nga kazakët e Astanët është bërë për 500 mijë euro. 28-vjeçari do të jetë pjesë e Rubin Kazan, të paktën deri në vitin 2029.

Gripshi do të gjejë te ekipi i ri sulmuesin tonë të kombëtares, Mirlind Daku. Debutimi i Nazmi Gripshit me Rubin Kazan mund të vijë me datën 28 shkurt, në ndeshjen e kampionatit rus ndaj Dynamo Makhachkala.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb