Ushtria izraelite qëlloi me predha artilerie disa rrethe të provincës Al-Quneitra në Sirinë jugore.

U raportua se predhat ranë pranë digës Al-Mantara, si dhe në dy vendbanime. Si pasojë e zjarrit nuk pati viktima në mesin e popullatës civile.

Në pasdite, avionët izraelitë kryen fluturime intensive zbulimi mbi Sirinë jugore.

Aeroplanët u vunë re në dhe përreth qytetit të Daraas, por nuk u goditën asnjë objektiv tokësor.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb