Donald Trump njoftoi në llogarinë e tij në platformën sociale Truth Social se do të publikohen dosje qeveritare që lidhen me jetën aliene dhe jashtëtokësore, fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP) dhe objektet fluturuese të paidentifikuara (UFO).

Sipas presidentit të SHBA-së, ekziston “interes i jashtëzakonshëm” publik për këtë temë, e cila prej dekadash ka nxitur debat dhe teori të shumta.

Në postimin e tij, Trump theksoi se të gjitha informacionet që lidhen me këto çështje jashtëzakonisht komplekse, por jashtëzakonisht interesante dhe të rëndësishme” do të bëhen publike, duke premtuar transparencë të plotë mbi dokumentet përkatëse.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb