Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, ku një 42-vjeçar ka ndërruar jetë menjëherë pasi u hodh nga ura e Babrrusë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton  rrethanat e ngjarjes.

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 11:40, shtetasi D. K, rreth 42 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura e Babrroit dhe ka rënë në rrugën e Unazës Lindore. Si pasojë, ai ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb