Kreu i PD Sali Berisha, ka deklaruar se konferenca për Korridorin e 8 e mbajtur pak ditë më parë në Tiranë është drejtuar nga ministrja e Jashtme Elisa Spiropali, pasi një gjë e tillë i është refuzuar zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Berisha u shpreh se madje Balluku nuk ka qenë e pranishme as në takim.

“Kryengritja paqësore nuk është për Belinda Ballukun, është për Edi Ramën. Duhet të jemi të sinqertë.
Populli është ngritur kundër Edi Ramës, Lubia është thjesht një sekretare e tij që ka zbatuar urdhrat.
Rama ik, ky është kryemotivi i kryengritjes tonë paqësore.
Ky është! Ndaj dhe që në fillim ne e kemi bërë këtë përcaktim, besoj se është kështu apo jo.
Ajo përdoret si mburojë nga Rama sepse e di se fill mbrapa është në radhë.
Ju e dini këtë besoj.
E dini se çfarë ndodhi me Korridorin e VIII-të? E morët vesh?
U përmbys çdo projekt, çdo plan brenda 24 orësh.
Ishte parashikuar mikpritëse Lubia, u refuzua në unison nga partnerët dhe vendet e tjera dhe e mori Spiropali.
E patë ju Lubinë, a ishte në atë takim?
Për Korridorin e VIII-të, për transportin, a i keni parasysh vizitat e saj sa herë ka shkuar ajo në aksin Elbasan-Librazhd, e veshur me kostumin e ndërtueses?
A ishte gjë aty? Ku ishte?
Prandaj komshia më çon mesazh mua.
Ku ishte?”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb