Teksa ngelen pak orë nga protesta e opozitës, policia ka nisur me zbatimin e planit të masave.

Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa, policia ka vendosur gardh metalik para Kuvendit të Shqipërisë, për të paraprirë percipitimin e protestës.

Kujtojmë se gjatë protestë së kaluar të opozitës pati tensione dhe përplasje para Kuvendit, mes protestuesve dhe policisë, por dhe para Kryeministrisë, ku u hodhën molotovë dhe fishekzjarrë. Opozita pritet të zhvillojë sot në orën 18:00 një protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb