Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Egli Pashollarit ditën e sotme në kryeqytet.

Raportohet se viktima, sapo ka dalë nga makina e tij është sulmuar nga 3 persona, 2 djem dhe 1 vajzë.

Sipas raportimit të gazetares Xhensila Kodra për BalkanWeb se gjatë përleshjes fizike, njëri prej djemve e ka goditur të paktën një herë në kurriz.

Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali dhe direkt me makinën e tij e kanë nisur drejt spitalit nga disa persona të tjerë, dëshmitarë në vendngjarje, ndërsa ka humbur jetën rrugës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb