Ashtu siç pritej, Trabzonspor ka vendosur që të blejë kartonin e Ernest Muçit. Trabzon është bindur për cilësinë e sulmuesit kuqezi dhe tashmë zyrarizimi i marrëveshjes së re me Besiktas është vetëm çështje kohe. Trabzonspor do të derdhë 8.5 milionë euro në arkat e Besiktas për të siguruar përfundimisht shërbimet e 24-vjeçarit.

Natyrisht, edhe vetë dëshira e Muçit është qëndrimi te kjo skuadër, duke marrë parasysh faktin se po gjen veten dhe deri më tani ka shënuar 10 gola. Ai është është shndërruar në realizuesin e dytë më të mirë të Trabzonspori, pas Onuachu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb