Mbrojtësi i Fenerbahçe, Milan Skriniar, pësoi dëmtim gjatë humbjes 3-0 në shtëpi ndaj Nottingham Forest në ndeshjen e parë të play-off-it të UEFA Europa League të enjten.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, lojtari sllovak pritet të mungojë për një muaj e gjysmë, çka do të thotë se ai do të mungojë në ndeshjen e play-off-it për Botërorin mes Sllovakisë dhe Kosovës më 26 mars.

Skriniar ka qenë titullar i rregullt për Fenerbahce këtë sezon, duke u paraqitur në 35 ndeshje dhe duke shënuar dy gola.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb