Kreu i PD Sali Berisha ka lënë selinë e Partisë Demokratike dhe i është drejtuar sheshit para Kryeministrisë për të nisur protestën e sotme.

Berisha pritet të jetë folësi kryesor i protestës, ndërsa është shoqëruar nga eksponentë të tjerë demokratë dhe simpatizantë të partisë.

Kjo është protesta e tretë kombëtare e organizuar nga Partia Demokratike për këtë vit, teksa ata kërkojnë largimin e menjëhershëm të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb