Kryetarja e PD së Shkodrës Eliona Shkreli në protestën e opozitës në Tiranë theksoi se qytetarët që i janë bashkuar protestës kanë dhënë një mesazh të rëndësishëm kundër kryeministrit Edi Rama.
Ajo akuzoi kryeministrin Rama se po shfaros vlerat e Shqipërisë dhe se shkatërroi arsimin, shëndetësinë.
“Ju që sot shënoni histori, ju jeni heronjtë që do shporrni diktatorin Edi Rama dhe regjimin e lidhur me bandat e krimit dhe paratë e krimit. Unë vij nga Shkodra e lirisë, qyteti ku demokracia ka lindur. Por sot Shkodra është e grabitur, nga një person që është hajdut i certifikuar, i pandehur nga SPAK, nga Benet Beci që me paratë e krimit grabiti Shkodrën. Fundi është i vulosur në burg dhe ditët e tij në Shkodër janë të numëruara, erdhi si shërbëtor i përulur dhe po ikën me faqe të zezë. Rama me hajdutët e tij në pushtet, prodhon ligje dhe ngrenë në rresht kartonin vetëm për të mbrojtur atë dhe hajdutët e tij. Sot i them Ramës, hap sytë, ky është mesazhi që të jep Shqipëria. Më mirë kapi ato 3 çakla dil nga zyra, Shqiptarët do të shporrin me turp. Të dashur qytetarë ne nuk duhet të lëvizim nga këtu Shqipërinë e çlirojmë ne, ndaj të gjithë bashkë të jemi në kauzë të vetme të shkatërrojmë regjimin e Ramës dhe të largojmë pushtetin mafioz”, tha ajo.
