Me përfundimin e fjalimit të kreut të PD Sali Berisha, protestuesit në sheshin para Kryeministrisë kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë drejt godinës qeveritare.
Policia nuk ka vonuar reagimin duke mobilizuar makinën e ujit drejt protestuesve. Po ashtu drejt mbështetësve është hedhur edhe gaz lotsjellës, siç duket në pamjet e transmetuara nga News24.
Sakaq, policia ka bërë edhe thirrje të vazhdueshme për tërheqjen e protestuesve, të cilët janë larguar nga ambientet para godinës së kreut të qeverisë.
Protestuesit, në krye të të cilëve ishte kryetari i PD, Sali Berisha marshuan në këmbë drejt godinës së Parlamentit.
