Kreu i PD, Sali Berisha, ka deklaruar nga protesta e opozitës e cila po vijon, se Tirana është në duart e kryengritësve paqësorë.
Berisha tha se regjimi po përdor mjete të ndaluara me ligj.
“Do qëndrojmë në fushëbetejë. Vendi ynë është në fushëbetejë.
Siç e shihni ju, Tirana është në duart e kryengritësve paqësorë dhe regjimi po struket në strofulla minjsh. Kanë nxjerrë dhe po përdorin mjete të ndaluara me ligj kundër protestave paqësore.
Por kjo nuk i bën më me shpresë, përkundrazi kjo i bën më të pashpresë”, tha Berisha.
