Gazetari dhe analisti Lutfi Dervishi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar gjatë protestës së sotme të opozitës.

Në reagimin e tij, Dervishi ka publikuar pamjet nga zona pranë urës së rrugës së Elbasanit, ku sipas tij forcat e policisë kanë hedhur gaz lotsjellës edhe pse nuk ka pasur protestues përballë.

“Këta police këtu te ura e rrugës së Elbasanit nuk kanë përballë asnjë protestues! Po mbysin veten dhe kalimtarët (pa përmendur besimtarët në xhami) me gaz lotsjellës?”, – shkruan Dervishi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: