Protestuesit e PD kanë vijuar përplasjen e tyre me forcat e policisë në Rrugën e Elbasanit, teksa gjatë këtyre momenteve kanë hedhur fishekzjarrë drejt tyre.
Forcat e policisë mbeten të vendosura në kryqëzimin kryesor, duke hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
Sakaq, ende nuk dihet sa do të vijojë qëndresa e protestuesve, një pjesë e të cilëve ndodhen edhe pranë selisë së PD.
