Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar në lidhje me protestën e sotme të opozitës, ndërsa sqaron se një person ka shkuar në spital pasi ka shfaqur probleme nga gazi lotsjellës. Po ashtu konfirmon dhe lëndimin e deputetit Luçiano Boçi.
“Një protestues i intoksikuar, gjendja stabël. Deputeti Boçi është paraqitur me dëmtime të lehta në lëkurë, po merr trajtimin e nevojshëm. Gjendja stabël”, sqaron MSHMS.
