Edlir Tetova, numri një i stolit të Egnatias, dha opinionin e tij pas fitores 1-0 ndaj Dinamos.

Goli? “Është shumë i rëndësishëm, e kërkuam dhe merituam në pjesën e dytë atë gol. Ishim në ½ e Dinamos, e merituam sepse e kërkuam golin deri në fund.

Jo 10 minuta, ka pasur 17-20 minuta të pjesës së parë kur ishim shumë të hapur si ekip. Vrapuam shumë, ishim vonë në presing. Dhe nëse 3 sulmuesit para e bënin mirë, ishim vonë në mbrojtje. Dhe në dyfishime. Ndërhymë në pjesën e dytë dhe pastaj mendoj se çdo gjë foli për neve.

Duhet të ndërhymë më shpejt, idea ime është për ndërrimin e sistemit. Jemi para 10 ndeshjeve decizive, nuk më pëlqen të jem i lexueshëm nga kundërshtari. Dhe nga ajo që u bë pjesën e parë, përtej vonesave në pjesën e parë, humbjes së topit shumë shpejt që nuk më vjen mirë dhe nuk është në karakterin tonë si ekip, pjesa e dytë ishte e përgatitur që të ishim më superiorë në krahun e majtë në analizën që bëmë në pjesën e parë, sepse dhe mbrojtësi i djathtë i Dinamos ishte gjithë kohës në sulm duke u kthyer. E dinim që do krijoheshin situatat. Mendoj se ata që u futën, ndryshe nga hera tjetër, i ka bërë mirë analiza. Sot ishin brilantë. Dhe sot kthyen ndeshjen, i përshëndes.

Ishte strategji, pas penalltisë që ishte ofside e Berishës, u morën masat se e dyta herë që Berisha shkonte në thellësi. Gjë që me një top nga ½ e fushës, gjë që na solli shqetësim, morëm masat që të kemi një krah të fortë. Ta sulmonim fort. Të mos i jepnim mundësi Nezirit të vinte më lart me topin. Besoj vetëm këtë realizuam, nuk ndodhi më në fraksionin e dytë të pjesës së parë. Pastaj bëmë ndërrimet në pjesën e dytë, që solli superioritetin në të dy linjat, sidomos në krahun e majtë”- tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb