Një moment i tensionuar është regjistruar në përfundim të protestës kombëtare të PD ditën e sotme.
Në pamjet e siguruara nga News24 dhe BalkanWeb shfaqen tre deputetët e PD, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Xhelal Mziu të cilët përplasen me dy persona që besohet se janë efektivë civilë.
Këta të fundit shkëmbejnë edhe ofendime përveç shtyrjeve fizike me deputetët e PD, të cilët u kërkojnë atyre të largohen.
