Gazetari shqiptar Misha Pumo, në një lidhje live nga Moska tha për emisionin ‘News24 Fundjavë’ raportoi se autoritetet ruse kanë bllokuar rrjetet sociale kryesore, duke përfshirë Facebook, Instagram dhe WhatsApp, ndërsa po tentohet edhe bllokimi i Telegram. Nga ana zyrtare, ky veprim justifikohet me pretendimin se rrjetet sociale shkelin rregullat në Federatën Ruse.
“Janë bllokuar rrjetet kryesore, Facebook, instagram, Whatsapp, po ashtu po tentohet që të mbyllet dhe telegrami. Nga ana zyrtare e kanë shpjeguar këtë veprim duke pretenduar se rrjetet sociale thyejnë rregullat në Federatën Ruse. Është e pamundur që të kontrollosh gjithçka, pasi nuk do të munden kurrë. Sidomos kur bëhet fjalë për rrjetin telegram. Telegramin e përdorin shumë dhe në frontin e luftës. Ka pasur reagime të shumta në publik për këtë vendim.” thekson Pumo teksa flet me anë të rrjetit virtual VPN.
Vendimi ka shkaktuar reagime të shumta në publik dhe debat mbi lirinë e informacionit.
Ndërkohë, bisedimet në Gjenevë për zgjidhjen e konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë nuk kanë dhënë rezultate, duke lënë shpresën për paqe ende larg.
