Rruga Maliq–Gramsh, e cila prej ditës së sotme po shërben si aks alternativ për lidhjen e juglindjes me Elbasanin dhe më tej me Tiranën, po përballet me dëmtime serioze në trupin e saj.
Gjatë ditës së sotme janë evidentuar plasaritje të thella në disa segmente, duke krijuar vështirësi të ndjeshme në qarkullim dhe rrezik të shtuar për drejtuesit e mjeteve.
Ky aks rrugor i ndërtuar nga “Gjikuria” sh.p.k dhe që ka kushtuar 14 mln euro (rreth 1.4 miliardë lekë), ka shfaqur problematika edhe më herët, por ditët e fundit amortizimi është përkeqësuar ndjeshëm, në një kohë kur mbetet e vetmja rrugë e hapur që siguron lidhjen e qarkut të Korçës me Tiranën.

Aktualisht ka nisur qarkullimi i mjeteve duke rritur kështu fluksin në këtë rrugë.
